Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn, i cili është duke zhvilluar një vizitë zyrtare disa ditore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Fillimisht të dy Gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet FSK-së dhe GKA-së, në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program), shkruan Arbresh.info.
Diskutimi u fokusua në avancimin e bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe GKA-së si në trajnime, shkollime, stërvitje dhe në aktivitete tjera të përbashkëta.
Pastaj, Jashari i shprehu mirënjohje të veçantë Gjeneralit Osborn për mbështetjen e ofruar nga GKA si partner strategjik bilateral në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.
Në anën tjetër, Gjeneral Osborn falënderoi Gjeneral Jasharin për lidershipin e tij në zhvillim dhe avansimin e FSK-së, gjithashtu ritheksoi gatishmërinë e GKA për të mbështetur FSK-në në rrugën e saj për zhvillim të mëtutjeshëm përmes ushtrimeve, trajnimeve dhe aktiviteteve tjera të përbashkëta.
Në fund në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së u prezantua plani 3-vjeçar i sinkronizuar i aktiviteteve në mes të dy forcave drejt arritjes së objektivave të përbashkëta./Arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...