Kryetari i komunës së Skënderajt Bekim Jashari ka dal me një deklaratë në lidhje me shqetësimet e banorëve të fshatit Çirez.
Sipas njoftimit dërguar mediave, këta banorë janë ankuar për punët që po bën një gurthyes në këtë fshat.
“Pas shqetësimeve të ngritura nga banorët e fshatit Çirez, lidhur me aktivitetin e gurthyesit në këtë fshat, i cili, sipas banorëve, po rrezikon jetën e tyre dhe po e ndot ambientin, ne si Komunë kemi ndërmarrë të gjitha veprimet në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive që kemi, për të gjetur një zgjidhje dhe për të tejkaluar situatën e paraqitur. Pa i dhënë konotacion politik këtij problemi, do të jam përkrah banorëve të fshatit Çirez, dhe do të bëjë ç’është e mundshme në bazë të autorizimeve që kam, që problemin në fjalë ta zgjidhim sa më shpejt që është e mundur”, thuhet në deklaratë.
Sipas Jasharit komuna e Skenderajt është në pritje të vlerësimit nga inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilët kanë dal në terren për të parë nga afër situatën.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës