Komandanti i FSK-së Bashkim Jashari ka zhvilluar takime të rëndësishme në Uashington dhe JRTC.
Gjatë vizitës në ShBA, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, u takua në Pentagon me Gjenerallejtënant Joseph ‘JS’ McGee, Drejtor i Strategjisë, Planeve dhe Politikave në Shtabin e Përbashkët të Forcave Amerikane.
Sipas njoftimit, gjenerallejtënant Jashari e informoi për arritjet e FSK-së, përfshirë pjesëmarrjen në UF DE25, trajnimet me ushtrinë amerikane dhe përgatitjet për dislokimin në JRTC, duke theksuar rëndësinë e arritjes së Kapaciteteve të Plota Operacionale.
Ndërsa Gjenerallejtënant McGee e përgëzoi FSK-në për progresin, falënderoi për mikpritjen gjatë UF DE25, si dhe konfirmoi mbështetjen e Pentagonit për zhvillimin dhe bashkëpunimin në misione të përbashkëta paqeruajtëse.
Në kuadër të kësaj vizite, Gjenerallejtënant Jashari u takua gjithashtu me Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneral Steven S. Nordhaus, dhe me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës në JRTC, Gjeneral Major Steven Osborn.
“Gjatë takimeve, Komandanti i FSK-së prezantoi të arriturat e fundit të forcës dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen në procesin e trajnimeve dhe përgatitjeve për misionin e dislokimit. Gjeneral Nordhaus vlerësoi lartë profesionalizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të FSK-së për bashkëdislokim”, thuhet në njoftim.
Këto takime pasqyrojnë përparimin e qëndrueshëm të FSK-së drejt kapaciteteve të plota operacionale dhe theksojnë psrtneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar