Kryekuvendari Konjufca gjatë fjalimit të tij në Kuvend e ka emocionuar Rifat Jasharin.
Derisa Konjufca e përshkruante momentin kur Rifat Jashari kthehet në Prekaz, ky i fundit shihet i emocionuar, por i mban lotët.
“Shpesh më del para syve momenti kur baca Rifat kthehet në Prekaz në mes të varreve ende të freskëta: Me plis në kokë dhe mustaqet e bardha, me atë ecje titanike, ai bartte mbi supet e tij, si kreshtat e maleve tona, krejt dhimbjen tonë historike por edhe krenarinë tonë më të lartë. I kishte humbur 55 anëtarë të familjes, gruan dhe katër fëmijët, prindërit, vëllezërit bashkë me gratë e tyre dhe 9 nipa e mbesa. Por ishte ai që i ngushëllonte të tjerët, familjarët e gjallë, ushtarët e UÇK-së dhe bashkëfshatarët e tij. Të dashur vëllezër dhe motra, vetëm për një minutë mundohuni ta zini vendin e baçit Rifat dhe më thoni a nuk është ky pikërisht definicion i heroit të gjallë. Lavdi luftës dhe sakrificës së familjes Jashari, lavdi Epopesë së UÇK-së”, tha Konjufca.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë