Jashari dërgon 10 ankesa në PZAP

21:52 | 18 Tetor 2021

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se kanë deponuar mbi 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, me pretendimin për keqpërdorim të votave.

Jashari thotë se tashmë dihet nga të gjithë që u janë vjedhur votat në Skenderaj dhe sipas tij, vullneti i qytetarëve është manipuluar.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se nga vëzhguesit e tyre në shumë vendvotime, gjatë numërimit të votave janë gjetur shumë fletëvotime të pavulosura për kryetar komune.

Ai kërkoi nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe Prokuroria e Kosovës që të hetojnë sipas tij keqpërdorimin e procesit zgjedhor.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, Tashmë dihet nga të gjithë që votat na janë vjedhë dhe vullneti i qytetarëve është manipuluar.Pas evidentimit të parregullsive të shumta që kanë ndodhur në shumë vendvotime në komunën tonë, sot kemi deponuar mbi 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që kanë të bëjnë me vjedhjen e votave me sistemin e “trenit bullgar”, duke deformuar kështu vullnetin e shenjtë të qytetarëve të komunës sonë.Nga vëzhguesit tonë në shumë vendvotime, gjatë numërimit të votave janë gjetë shumë fletëvotime të pavulosura për kryetar komune, mund të këtë edhe shumë tjera që nuk janë identifikura në mungesë të komisionerëve tonë në vendvotime, për të cilat kërkojmë informacione nga ju qytetarë të dashur.Në emër të demokracisë dhe vullnetit të shenjtë të qytetarëve kërkoj nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe Prokuroria e Kosovës që të hetojnë çdo keqpërdorim të procesit zgjedhor.I juaji çdoherë Bekim Jashari!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara