Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se greva e përgjithshme në arsim do të fillojë me 25 gusht ashtu siç edhe ishte paralajmëruar.
Duke iu përgjigjur deklarimeve të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, se mësimi nuk mund të ndërpritet sa herë që dikush dëshiron, ai thotë se greva nuk është kërcënim.
Madje, ai ka paralajmëruar se ajo do të vazhdojë deri sa qeveria të bëjë realizimin e kërkesave të tyre.
“Nuk është kërcënim. Ne gjithmonë kemi paralajmëruar dhe është e drejtë edhe me Ligjin për Greva. Pas një rrugëtimi kaq të gjatë kur qeveria nuk pranon dialog dhe nuk pranon të merret me kërkesat tona nuk kemi pasur zgjidhje tjetër përveç ta dëgjojmë zërin e anëtarësisë”.
“Përveç organeve të SBAShK dhe BSPK po shpallim grevë e cila fatkeqësisht po fillon më 25 gusht dhe do të vazhdojë deri sa qeveria nuk i plotëson kërkesat tona. Fatkeqësisht grevat janë ato që nuk i duam. Përvoja në të kaluarën ka treguar që SBAShK-u di të jetë unik – është kërkesë e anëtarësisë dhe do të jemi në grevë”.
“Më 25 nuk ka mësim, por mësimdhënësit do ta bëjnë grevën në shkolla, çerdhet do të jenë në grevë, administrata do të jetë në grevë. Greva do të zgjasë deri sa qeveria të këndellet dhe të ketë qasje të drejtë ndaj kërkesave tona dhe t’i realizojë ato”, tha ai në një intervistë për EO.
Në ndërkohë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se MAShTI-i në koordinim me komunat i ka bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.
Nagavci tha se paralajmërimet e SBAShK-ut për ndërprerje të procesit mësimor kundrejt rritjes në paga nuk kanë arsyetim.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...