Analisti serb, Dushan Janjiq ka thënë se aktakuzat e para nga Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të ngriten në vjeshtë.
Ai ka deklaruar poashtu se në bankën e të akuzuarve do të gjenden njerëzit “me ndikim në jetën politike dhe të sigurisë së Kosovës”.
Analisti nga Beogradi beson se miratimi i Rregullores së Procedurës dhe Provave konfirmon seriozitetin e komunitetit ndërkombëtar për të ndjekur penalisht krimet e luftës në Kosovë, raportojnë mediat serbe.
“Gjykata është e fokusuar kryesisht në një raport mbi trafikun e organeve të miratuar nga Këshilli i Evropës dhe gjeti se ka dhjetë vepra të krimeve të luftës. Ajo gjithashtu mori në konsideratë informacionin e ri. Me sa di unë nga rreth 20 lloje të krimeve të luftës do të ndiqen penalisht dhe të hetohen para gjykatës. Hetimet kanë përfunduar në masë të madhe në shumicën e këtyre rasteve “, thotë ai.
Sipas tij, me aktakuzat e para mund të priten edhe turbulenca, veçanërisht në qoftë se “gjykata zgjedh emra të mëdhenj”, transmeton Klan Kosova.
Gjykata Speciale që nga sot është edhe ligjërisht funksionale dhe e gatshme për t’i pranuar aktakuzat e Prokurorisë Speciale ndaj ish-eprorëve të lartë të UÇK-së.
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...
KQZ pa buxhet për zgjedhjet eventuale, i duhet rreth 7 milio...
Ndalohet një rast i kontrabandës në Kamenicë, sekuestrohen m...
Një viktimë dhe një i plagosur, zbardhet ngjarja e rëndë në ...