Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se më 15 shtator do të nisë zyrtarisht dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtjes në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Ish-diplomati amerikan James Rubin, i cili ishte edhe asistent i Sekretarit për Punë Publike në administratën e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të dëshmojë në Gjykatën Speciale.
Ai do të jetë dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në një podcast me gazetaren e njohur Christiane Amanpour, ai tregoi se në dëshminë e tij do të ketë shumë për të thënë.
“Do të jem në Evropë, sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë. Si dikush që ka qenë i dobishëm për Madeleine Albright-in dhe në themelimin e Tribunalit fillestar për krime lufte, do të rikthehem në të kaluarën dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën tjetër”, ka deklaruar ai.Ndërkohë, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarëve, më 14 shtator, është planifikuar të mbahet një protestë në Hagë, e organizuar nga mbështetësit e të akuzuarve.
Në Hagë po gjykohen ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi./rtk
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...