Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), njëherësh kryetar i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është shprehur i sigurt në të ardhmen politike të këtij subjekti politik.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ai ka thënë se garanci për këtë është vullneti i anëtarëve dhe programi i PSD-së.
Sipas Kastratit, për një kohë të shkurtër PSD-ja do të konsolidohet fuqishëm në çdo degë në nivel vendi.
Duke folur për qeverisjen në Komunën e Kamenicës, Kastrati ka thënë se duke ndryshuar formën e funksionimit të brendshëm do të mundësojnë kursim më të madh të shpenzimeve të ashtuquajtura të luksit dhe riorientim të atyre mjeteve në fusha më të nevojshme për qytetarët.
“Jam ithtar i bashkëpunimit për programe e projekte në të mirë të qytetarëve dhe nuk operoj me inate në politikë. Pres një bashkëpunim të tillë edhe nga subjektet e tjera, sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Kastrati./epoka e re/
Trepça pezullon një punëtor, dyshohet për ndërprerje të vent...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Apple publikon iOS 26.5 beta 2 për iPhone
Gjurmët 210 milionë vjeçare të dinozaurëve tronditin shkencë...
Vitamin C shpesh është sinonim i shëndetit: Çfarë ndihmon vë...
Vetëm 45 minuta e ndajnë PSG-në nga gjysmëfinalja e Ligës së...