Jaksimoviq: S’ka vazhdim të dialogut pa u formuar Asociacionin i Komunave Serbe

10:38 | 18 Nëntor 2017

Drejtoresha e Qendrës për Politikë të Jashtme, Aleksandra Joksimoviq, ka thënë se Bashkimi Europian është i vetëdijshëm se s’mund të ketë vazhdim të dialogut mes Kosovës e Serbisë pa u jetësuar marrëveshja e arritur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, njofton Klan Kosova.

Në një deklaratë për televizionin serb, Joksimoviq pohoi se edhe zyrtarët e BE-së janë shumë të interesuar që të formohet Asociacioni.

“Çështja e Asociacionit të Komunave Serbe është një nga elementet thelbësore të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit”.

“Por Prishtina po e shmangë formimin e këtij asociacioni, njëjtë sic po e shamngë ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi”.

Lajmet më të lexuara