Presidentja Atifete Jahjaga ka pritur sot në takim ambasadorin e Kanadasë në Zagreb, jo rezident për Kosovën Daniel Maksymiuk.
E para e shtetit vlerësoi se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Kanadasë janë shumë të mira dhe shprehu vendosmërinë e institucioneve kosovare për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe investimeve të huaja.
Ajo e çmoi lart mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë Institucioneve të Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.
Nga ana e tij, ambasadori Maksymiuk, theksoi se vendi i tijmbështet fuqishëm institucionet e Kosovës dhe angazhohet për të thelluar bashkëpunimin në çdo fushë me interes të përbashkët, sidomos në atë ekonomike.
Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari ësht...
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin