Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, atë Amerikane dhe Gjermane do nisin që nga sot vizitat në komunat e Kosovës për të nxitur një dialog të nevojshëm dhe të munguar për zhvillim ekonomik.
Jahjaga, tha se kjo vizitë e tyre do bëj adresimin e drejtpërdrejt të pengesave në mënyrë që bizneset të mund të depërtojnë për një zhvillim sa më të mirë.
“Në duhet ti adresojmë me urgjencë edhe problemet në nivelin komunal se pa i kaluar këto sfida nuk mund të kemi zhvillim të duhur ekonomik. Unë do të kontribuoj deri në ditën e fundit të mandatit tim dhe pikë nisja është në Dukagjin dhe deri në fund të muajit besojmë që do përfundojmë shumicën e komunave”, tha Jahjaga.
Presidentja me të tjerët do të vizitoj sot kryetarët e komunave të Klinës, Pejës, Istogut, Deçanit dhe Junikut./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar