Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është takur sot me drejtorin e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) për Evropën, Kamil Novak.
Gjatë këtij takimi, sipas një komunikate të lëshuar nga Presidenca, Jahjaga e ka falënderuar delegacionin e FIBA-s për pranimin e Kosovës si anëtare të barabartë të Federatës.
“Presidentja Jahjaga ka theksuar se ky hap shënon hapjen e perspektivës për basketbollin e Kosovës, për të rinjtë e të rejat e vendit që të tregojnë gjithë përkushtimin e talentin e tyre”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.
Gjithashtu në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të FIBA-s për Kosovën e njëherësh edhe drejtori sportiv i FIBA-s, Lubomir Kotleba, dhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu./arrbesh.info/
Arrestohet në Prizren 37-vjeçari i kërkuar për vrasje, ishte...
Aksion inspektimi në pikat e karburantit, monitorohen çmimet...
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë