Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është pritur me nderime të larta në Buckingham Palace, ku do të takohet me mbretëreshën e Britanisë së Madhe.
Nën antonimin e himnit shtetërorë, Jahjaga është pritur në hyrje të pallatit të Lartmadhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta II-të.
Ky është takimi i parë zyrtarë i një përfaqësuesi të Kosovës me Mbretëreshën e Britanisë së Madhe.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vet presidentja përmes faqes së saj zyrtare në Facebook.
Ajo e ka quajtur këtë ditë si historike.
“Ditë historike për Kosovën. Presidentja Jahjaga pritet me nderime dhe intonimin e himnit të Republikës së Kosovës në Buckingham Palace për takimin me Lartmadhërinë e Saj Mbretëreshën Elizabetë të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në profilin zyrtar të Presidentes Jahjaga.

Komandanti i FSK-së dekoroi me medalje pjesëtarët që kanë qe...
Prokurorja West për ish-krerët: Të akuzuarit kanë kryer krim...
Prokuroria e Hagës kërkon nga 45 vjet burgim për çlirimtarët
Rama sot në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit Evropian
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hag, Hamza: Kosova beso...
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hag