Ish-Presidentja Kosovës, Atifete Jahjaga, është e vetmja politikane nga Kosova e cila është pritur nga Mbretëresha Elizabeth II e Mbretërisë së Bashkuar, në Oborrin Mbretëror në Buckingham Palace në Londër, me nderimet më të larta dhe me intonimin e himnit kombëtar të Republikës së Kosovës.
Jahjaga tha se për të takimi me mbretëreshën Elizabeth II ishte një nga privilegjet më të mëdha jetësore.
“Për mua, takimi me të, në emër të popullit të Kosovës, ka qenë një nga privilegjet më të mëdha jetësore, të cilin do ta mbajë në memorje përjetë! Shkroi Jahjaga në facebook.
Gjithashtu Jahjaga shprehi nugushëllime të sinqerta Familjes Mbretërore, institucioneve dhe qytetarëve britanikë për këtë humbje të madhe./arbresh.info/
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...