Ish presidentja e Kosovës, Atifete Hahjaga ka qenë si bashkë-udhëheqëse e delegacionit vëzhgues të NDI-së të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Liberi.
Ajo ka thënë se ndihet e privilegjuar që ka qenë pjesë e këtij misioni, kur për herë të parë pas 70 vite, në Liberi presidenti është zgjedhur nga një president në tjetrin.
Statusi i plotë i Jahjagës:
“Përfundova misionin tim si bashkë-udhëheqëse e delegacionit vëzhgues të NDI të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Liberi. Pjesë e delegacionit udhëheqës ishin edhe ish presidenti i Nigerisë, z. Goodluck Jonathan, ish ministrja e jashtme e Ganës, znj. Hanna Tetteh, dhe drejtori rajonal i NDI për Afrikë, z. Christopher Fomunyoh.
Ndihem e privilegjuar që u bëra dëshmitare e një momenti historik për shtetin e Liberisë, me ç’rast për herë të parë në më shumë se 70 vite, pushteti qeverisës kalon prej një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike në tjetrin. Jam veçanërisht e kënaqur që këto zgjedhje ishin të organizuara mirë dhe në atmosferë paqësore.
Shpresoj që gjetjet e misionit do t’u ndihmojnë autoriteteve lokale në adresimin e mangësive për t’i shërbyer konsolidimit të mëtejmë demokratik të Liberisë”, ka shkruar Jahjaga në facebook.
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri–Luksemburg, ja ...
Alarm shëndetësor në Kongo: Varianti i rrallë i Ebolës përha...
BE në Kosovë thirrje partive politike: Zgjedhje të lira, të ...
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregu...
Grupi i pestë i haxhilerëve kthehet në Kosovë nga vendet e s...
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave