Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka thënë se për të pasur stabilitet ekonomoik në vend së pari duhet të ketë stabilitet politik.
Këto komente Jahjaga i bëri në Pejë kur u pyet rreth protestave të fundit të organizuara nga tri subjeketet opozitare në Prishtinë.
“Rruga dhe dhuna nuk janë zgjidhje”ka shtuar më tutje ajo.
E para e shtetit poashtu ka deklaruar se me vizitat që po i bën nëpër Kosovë po mundohet që të marrë sa më shumë infomata për problemet që i kanë bizneset në vend duke shtuar për të gjitha këto u informua nga kryetarët e komunave që i vizitoi sot.
Udhëheqësja kosovare u shpreh se gjatë muajit janar do t`i vizitojë të gjitha komunat e Kosovës.
Ndryshe, Jahjaga sot ka nisur turin e saj nëpër qytetet e Kosovës me ç`rast ka vizituar Klinën, Istogun, Pejën, ndërkaq për momentin po qëndron në Deçan.
Pas Deçanit, ajo do të shkojë edhe Junik.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar