Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë një vizite në Poloni ka vendosur kurora lulesh në kampin e Auschwitz-it, në të cilin u vranë afro një milion hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Jahjaga ka thënë se ky kamp është përkujtim i makabrës së krimit kundër njerëzimit, dhe se duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm për rrezikun e përseritjes së një tmerri të tillë.
Ky është postimi i plotë i saj:
Gjatë qëndrimit në Poloni, vendosa një kurorë lulesh ne Auschëitz, kampin më të madh të përqëndrimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në këtë kamp përqëndrimi nazist afro një milion hebrenj u vranë në mënyrën më mizore.
Auschëitz mbetet një përkujtim makabër i krimeve kundër njerëzimit dhe përkujtues se duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm për rrezikun e përseritjes së një tmerri të tillë.
Kryesit e krimeve janë individe, por përgjegjësia për lejimin e tyre është kolektive.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...