Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përgëzuar Këshillin Konsultativ për Komunitete për punën siç ka thënë ajo të mirë që kanë bërë deri më tani në përfaqësimin e qëndrimeve të të gjitha komuniteteve dhe me pjesëmarrje aktive me debate.
Jahjaga ka vlerësuar se ata duhet të vazhdojnë edhe më tutje me një punë të tillë.
Sipas presidentes, përmes grupeve punuese, këshilli konsultativ për komunitete po jep kontributin e vet në realizimin e të drejtave të komuniteteve në të gjitha sferat e jetës.
“Ky është një rol shumë i rëndësishëm në adresimin e të gjitha nevoja dhe shqetësimeve të komuniteteve dhe gjetjen e zgjidhjeve në përputhje me kushtetutën dhe ligjin në fuqi, duke zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare”, ka thënë Jahjaga.
Ajo ka konsideruar se si institucionet ashtu edhe qytetarët kanë për obligim të kryejnë detyrat që lidhen drejtpërdrejt me respektimin e të drejtave të secilit qytetar të Kosovës, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, kulturore apo fetare.
Duke pasur parasysh këtë gjë, ajo tha se Kosova është në rrugë drejt integrimeve evropiane.
“Kosova është e përcaktuar dhe e vendosur që të jetë pjesë e pandashme e Bashkimit Evropian si një shtet i së drejtës gjithëpërfshirëse dhe demokratike, një shtet i paqes dhe i stabilitetit, pjesë e pandashme e kombeve të lira. Ne kemi bërë hapa të mëdhenj përpara, duke përmbushur obligimet tona jo për hir të Bashkimit Evropian por për hir të qytetarëve tanë dhe të ardhmen e tyre më të mirë. Prandaj, presim me shumë të drejtë që të përfundoj sa më shpejt procesi i Liberalizimit të Vizave dhe nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim-asocimit që hap një kapitull të ri të marrëdhënieve të shtetit tonë me Bashkimin Evropian”, tha Jahjaga.
Përveç këtij takimi, presidentja e vendit, sot gjatë ditës ka vizituar edhe Institutin e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në të dyja vendet, ajo nuk la pa përmendur përgjegjësitë që i ka çdo qytetar, deputet e parti politike për ndërtimin e një shteti demokratik, duke bërë thirrje që ndërmjet Kuvendit të Kosovës të rikthehet dialogu ndërmjet partive politike, duke lënë anash kështu dhunën ndërmjet tyre që po ndodh ditëve të fundit.
Picula demanton Vuçiqin: Nuk është e vërtetë që delegacioni ...
Rubio: Aleancat me partnerët evropianë janë ndërtuar mbi par...
Klopp thyen heshtjen pas spekulimeve se mund ta marrë drejti...
Trump tallet dhe kërcënon kryeministrin e Groenlandës: As nu...
Furnizimi me energji elektrike në vështirësi, KESCO sqaron s...
Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohen 8 persona, mes tyre efe...