Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dënon ashpër aktin e shëmtuar të dëmtimit të varrezave katolike në fshatin Romajë të Hasit dhe vlerëson se veprimet e këtilla janë të papranueshme.
Presidentja Jahjaga thekson se institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës janë të përkushtuar për kultivimin e mëtejmë të harmonisë dhe tolerancës ndërfetare si vlerë e çmuar e shoqërisë sonë. Presidentja Jahjaga i ofron mbështetjen e plotë banorëve të fshatit Romajë të Hasit, të cilët janë prekur nga ky veprim i shëmtuar, ndërsa i fton institucionet e drejtësisë që të veprojnë me shumë profesionalizëm dhe sa më shpejtë të zbardhen rrethanat, të identifikohen kryesit dhe të njëjtit të nxirren para drejtësisë./Arbresh.info
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë