Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka darkuar sonte me Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart Munsch.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se admiralin e ka falënderuar për punën ndër vite të KFOR- it, shkruan Arbresh.info.
“Kënaqesi e veçantë ta takoj për darkë pune në Prishtinë mikun tim, Admiralin e NATO’s Stuart B. MUNSCH. Komandant i Komandës së Forcave të përbashkëta, me seli në Napoli”, ka shkruar ajo.
“Falenderova Admiralin për punën ndër vite të KFOR- it si garantues të sigurisë dhe paqes në Kosovë.”, theksoi Jahjaga./Arbresh.info/
Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev/...
Kuvendi Zgjedhor: Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së
Alarmohet shërbimi sekret amerikan: Të shtëna pranë Shtëpisë...
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju