Jahja Lluka, kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve, i cili është prekur nga COVID-19, përmes një poezie ka shprehur tërë vuajtjet, që po kalon në përballje me virusin e rëndë.
Lluka i cili tash nëntë ditë po përballet me këtë virus është duke u trajtuar në shtëpi.
Më poshtë po ua sjellim poezinë që shpërfaq betejën e rëndë për ta mposhtur virusin, të postuar në llogarinë e tij në Facebook.
1.Pritja
Heshtja e ka mbulu shpirtin tim
Ne shtratin e dergjes kovit
Nuk kam fuqi as me të shkrue
Prej dritareve të kësaj dhome,
më ngjanë sikur futet ankthi.
Atje lart janë yjet
Këtu poshtë jam unë,
nuk po e di a jam unë
nga TaboolaMund t’ju interesojnë
Shijojeni edhe një herë super asistimin e Xherdan Shaqirit që ia solli tri pikë Liveproolit
Enigma joreale: Pothuajse askush nuk ishte në gjendje ta gjente gjarprin në foto. A mundeni ju?
Ribashkohen Robin Krasniqi dhe Heidi Lushtaku
a kovidi ne mua
Kjo dhomë në këtë botë është e vogël,
po ma ze frumen
Dikur kisha ëndrra,
për botën e madhe
e tani vetëm …lufte e lutje
per te mbijetuar.
Oksigjeni rrallohet në trup.
kujtimet ikën nga mendja
e lumturia u tret në jetë asketi.
asnjë shkendijë se ndez kohën.
strukurë janë në sirtarin e mendjes.
Ishin çaste që dikur i jetova,
ishin çaste që dikur i shijova
ishin çaste në nostalgji.
I shtangur kundroj tokën
ujin e qiellin
dhe unë rri këtu,
në këtë dhomë të vogël,
s’arrijë ta bëjë një hap te madh
drejt botës së vogël.
Jahja Lluka
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje