Kryetari i Kuvendit të Kosvoës, Kadri Veseli, ka njoftuar se së shpejti do të merret vendimi për pranimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë
Ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë do të përbëjë një hap të rëndësishëm në kuadër të diplomacisë parlamentare.
“Në korrik, në Quebec do të merret vendimi për pranimin e Kosovës si anëtare e përhershme në Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë. Për këtë qëllim e ftova në Kosovë, zotin Jacques Krabal, Sekretar i përgjithshëm i Asamblesë, nga i cili sot morra konfirmim se Kosova ka përmbushur kriteret e parapara për pranim si anëtare e përhershme”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Ky anëtarësim do t’i ndihmojë Kosovës në ndërtimin e marrëdhënieve, dhe promovimit të saj në vendet që nuk e kanë njohur ende si shtet.
Kujtojmë se javën e kaluar, Veseli ka qenë në Austri së bashku me një grup deputetësh për të lobuar për liberalizimin e vizave. Ai është takuar me homologun austriak, Wolfgang Sobotka, ku ka marrë përkrahje drejt integrimeve evropiane.
Rama tregon planin konkret për hekurudhën strategjike Durrës...
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...