Ambasadorja amerikane në Kosovës, Tracy Ann Jackobson, ka përdorur gjuhë të prerë në emisionin “Rubikon”, duke ua kujtuar deputetëve se nëse nuk e votojnë Gjykatën Speciale, Kosova do të pësojë, pasi Këshilli i Sigurimit mund ta krijojë një tribunal për të.
Jackobson ka potencuar se në këtë rast shteti i saj do të jetë i pafuqishëm për të bllokuar iniciativën e kahershme të Rusisë për këtë çështje, e që, sipas saj, do të jetë edhe politikisht më e rrezikshme për Kosovën. Ajo ka lutur deputetët që të votojnë amendamentet dhe ligjin sa më parë, pasi Kosova nuk do ta ketë më mbështetjen e SHBA-së.
Jacobson ka shprehur bindjen e saj se deputetët serbë do të kthehen në Kuvend pas javës së ardhshme, konkretisht pas takimit të dy kryeministrave në Bruksel.
Ambasadorja amerikane ka shprehur shqetësimin e saj për protestën e së shtunës, të thirrur nga opozita, duke u kërkuar protestuesve që të kenë kujdes imazhin e Kosovës. Duke mos dashur të mbrojë policinë, e as të mbajë anë, Jackobson ka thënë se ka pasur gabime edhe nga policia, por sipas saj, ai që hedh gurin i pari është përgjegjësi kryesor.
Vuçiqi i frikësuar për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqi...
Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbyllje...
Qorrolli: Nuk duhej të pezullohej puna e Kuvendit
Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i m...
Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës
Hoxha pret Sinanin: Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mb...