Ish ministri i Kthimit dhe Komuniteteve në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq ka thënë se nesër (e mërkurë) nuk do të udhëtojë në Gjakovë bashkë me pelegrinët serbë për festën e Krishtlindjes Ortodokse.
“Unë nesër do të jem në vendlindjen time për Krishtlindje dhe nuk jam i interesuar për kurrfarë provokimi”, ka thënë Jabllanoviq, për Indeksonline, duke shtuar se ai do të festojë me familjen e tij dhe se kjo është festë e paqes.
Një vit me parë ishte pikërisht deklarata e Jabllanoviqit në Gjakovë që nxiti reagime të shumta nga qytetarët, që çuan në dorëheqjen e tij.
Ai i kishte quajtur “egërsira” familjarët e personave të zhdukur shqiptarë, të cilët po mundoheshin ta pengonin vizitën e pelegrinëve serbë në këtë qytet me rastin e Krishtlindjes Ortodokse.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar