Edhe pesë ditë më vonë nuk e ka të qartë atë çfarë ngjau në Banjskë, pak para agimit të 24 shtatorit.
Si kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq u informua nga mediat për zhvillimet e së dielës. Me ato që kuptoi nuk i erdhi aspak mirë për sulmin terrorist e jetët e humbura nga të dyja palët, njofton Klan Kosova.
Ish-kreut të Leposaviqit, që është kundërshtar politik i Listës Serbe, nuk i pëlqen fakti që edhe numri i dy i saj, Milan Radojiçiq u pa të udhëhiqte grupin. Ky dhe tjerët, sipas Jabllanoviq, duhet të dalin para drejtësisë.
Zgjidhja tashti, për ish-ministrin për Komunitete e Kthim në qeverinë e Republikës së Kosovës, i takon Prishtinës zyrtare, por jo duke fajësuar krejt serbët për atë që ndodhi në Banjskë.
Jabllanoviq kërkoi përfshirjen e KFOR dhe EULEX për ta zbardhur krejt të vërtetën e Banjskës.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot