Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviq është takuar sot me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare të partisë, thuhet se kanë folur për gjendjen e serbëve në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviq ka pasur rastin sot të takohet me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar. Në takim z. Jablanoviq e prezantoi z. Eskobar në detaje gjendjen e vështirë dhe të padurueshme në të cilën ndodhet populli serb në Kosovë dhe Metohi.”, thuhet në njoftimin e partisë.
Sipas tij, kjo situatë është rezultat i politikës “antiserbe” të kryeministrit Albin Kurti./Arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...