Konsumatorët kosovarë jo rrallëherë gjenden përballë një marketingu mashtrues dhe të ekzagjeruar nga shumica e dyqaneve, madje edhe ndryshim të çmimit nga vitrina, ku vendosen produktet, deri tek arka e dyqaneve përkatëse.
Marketet e mëdha në Kosovë, zakonisht për çdo festë bëjnë zbritje të produkteve të ndryshme, të cilat me anë të fletushkave iu dërgojnë konsumatorëve të dera e shtëpisë apo i lënë edhe në xhamat e makinave.
Një lexues i Arbresh.info, ka dërguar në email të redaksisë disa foto ku ka shfaqur shqetësimin rreth një produkti në një market, i cili ka qenë në zbritje për festën e Fitër Bajramit por që në fakt nuk ka ndodhur.
Ky konsumator për arbresh.info ka thënë se produkti i cili ishte në ofertë me një çmim më të lirë është paguar me çmim shumë më të lartë.
Në fotot e dërguara nga ky person shihet që oferta nuk është aplikuar pasi që blerja e produkteve ka ndodhur në periudhën që ky market ka pasur ofertën.
Në fletushkën e zbritjeve, për Fiter Bajram shkruan se Bakllava kushton 7,90 cent, ndërsa kur klienti ka shkuar të arka, siç shihet në fakturë, ka paguar 13 euro/Arbresh.info.

Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...