Gjysmë milioni qytetarë dhe biznese kanë përfituar nga amnistia që u ka ofruar Ligji për faljen e borxheve publike.
Sado që ky numër i borxhlinjve aplikues është i madh, borxhi i shlyer nuk arrin as gjysmën e totalit të shumës së përllogaritur.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për periudhën shtator 2015-shtator 2016 janë shlyer 280 milionë euro nga 680 milionë euro, apo vetëm 41 për qind.
Meqë nuk janë përmbushur parashikimet, Qeveria ua ka dhënë edhe një shans borxhlinjve, duke ua zgjatur afatin e aplikimit deri në shtator 2017.
Prezantimin e raportit njëvjeçar (2 shtator 2015 – 2 shtator 2016) në zbatim të Ligjit për faljen e borxheve publike e ka prezantuar, të enjten, Agron Thaçi, kryesuesi i Komisionit koordinues për faljen e borxheve publike.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje