Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vrantë dhe me periudha me diell.
“Sipas situatës sinoptike që po mbretëron mbi gadishullin Ballkanik reshje shiu pritet të fillojnë nesër dhe do të vazhdojnë edhe ditën e martë. Të mërkurën pritet të ketë më shumë orë me diell dhe do të vazhdoj një situatë e ngjashme deri të premten, duke mos i përjashtuar reshjet e izoluara të cilat mund të jenë prezent nëpër disa lokalitete, por me intensitet të dobët”, thuhet në komunikatën për media e IHMK-së.
Sipas IHMK-së vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11- 17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.
Në viset malore përpos reshjeve që do të jenë më prezent , temperaturat minimale do të lëvizin
ndërmjet 9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 13m/s.
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...