Banorët e fshatit Cërnjan të Gjakovës do të mbesin dy ditë pa energji elektrike për shkak të punimeve në ndërtimin e linjës interkonektive që lidhë Kosovën me Shqipërinë. Kurse, fshati Orllat i Drenasit do të mbetet pa energji elektrike pesë ditë.
Sipas një njoftimi të KOSTT-it, me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve më 20 dhe 21 gusht, nga ora 08:00-11:00, si dhe nga ora 14:00-18:00 do të shkyçet linja LP 10 kV Cërmjan (Gjakovë).
Gjithashtu, nga data 20 deri më 25 gusht, duke filluar nga ora 08:00 dhe deri në 11:00, si dhe nga ora 14:00-18:00 do të shkyçet linja LP 10 kV Orllati.
“Shkyçjet janë të domosdoshme për të mundësuar punimet në linjën interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri. Gjatë kohës së lartcekur institucionet dhe qytetarët që furnizohen nga LP 10 kV Cërmjan (Gjakovë) dhe LP 10 kV Orllat do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 1 MË)”, thuhet në njoftimin KOSTT-it.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media