Ja çfarë thotë Memli Krasniqi për LDK-në

18:47 | 12 Maj 2017

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kjo parti nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik, qoftë edhe LDK-në.

“PDK-ja është partia më e madhe në vend dhe për sa kohë të jetë partia më e madhe në vend me besimin më të madh të qytetarëve ajo gjithmonë do të udhëheq Qeverinë. Për neve njëherë është kjo me rëndësi, koalicioni me qytetarë që të marrim edhe njëherë besimin e tyre që të jemi partia e cila do të kemi mandatin që edhe njëherë me qeverisë”, ka deklaruar Krasniqi.

“Pas kësaj do të jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë, por para se gjithash e përmenda me partitë të cilat janë të ngjashme me orientimin ideologjik dhe orientimin politik por mbi të gjitha me konceptete ekonomike. Dhe absolutisht nuk e përjashtojmë as LDK-në, AAK-në, as AKR-në, as partitë e tjera të cilat janë të përafërta me këto orientime”, ka thënë ai për EkonomiaOnline.

Krasniqi ka thënë se pas “fitores” preferojnë që të krijojnë një koalicion qeverisës me partitë të cilat janë të përafërta me synimin e tyre politik, veçanërisht me ato parti të cilat e pranojnë dhe përcaktojnë programin për zhvillim ekonomik, që sipas tij, do të jetë shtylla qendrore e programit të PDK-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara