Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Sipas IHMK-së këto masa labile do të krijojnë kushte që gjatë kësaj jave të mbajë mot me vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.
“Gjatë javës kryesisht të hënën dhe të enjten do të ketë edhe intervale me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 5 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s”bën të ditur ky institut.
Ndërkaq, në fundjavë pritet të ketë rënie të theksuara të temperaturave dhe kushte për reshje bore.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar