Ja çfarë moti do të kemi në pesë ditët e ardhshme

18:48 | 12 Qershor 2016
M. A.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot me reshje dhe temperatura të larta do të na shoqërojnë gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme.

Në një njoftim për media thuhet se të hënën dhe të martën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

“Si pasojë e depërtimit të këtyre masave të ajrit do të krijohen kushte për formimin e vranësirave të dendura dhe jo stabile. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende- vende me shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftim.

Nga IHMK bëjnë të ditur se temperaturat minimale në këto dy ditë do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

“Nga dita e mërkurë e tutje pritet një stabilizim i motit. Shtypja atmosferike do të ngritët mbi vlerat e normales. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të shënojnë vlera mbi 30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet më tej në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale