Ambasadori i Italisë, Piero Kristoforo Sardi, në hapjen e javës kundër korrupsionit ka thënë se asnjë vend nuk është imun ndaj korrupsionit.
“Korrupsioni s’ka të bëjë vetëm me një vend andaj bashkëpunimi rajonal është çelës për të pasur sukses në luftën kundër korrupsionit. Transparenca është e domosdoshme, kur kemi burimet publike dhe fondet si në çështjen e prokurimit publik”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Sipas tij veprimet e ndërmarra nga shteti dhe administrata kanë efekt për shumë vende.
“Korrupsioni pengon potencialin ekonomik dhe në fushën shoqërore dhe politike. Luftimi i korrupsionit është thelbësor për të ardhmen demokratike të vendit. Italia mbështet luftën kundër korrupsionit duke u përqendruar edhe në luftën kundër krimit të organizuar”, theksoi ai.
Ndër të tjera ai ka thënë se Kosova do ta luftojë korrupsionin.
“Nuk duam që ky vend që është duke u rritur ta prishin te korruptuarit”, tha ai./arbresh.info/
Investitorët gjerman ngurrojnë të vijnë në Kosovë për shkak të korrupsionit
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE