Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese.
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, kryetarja Rama-Hajrizi fillimisht e njoftoi ambasadorin Ferrarese me çështjet e organizimit dhe të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, duke vënë theksin në kujdesin e treguar nga ky institucion për ruajtjen e pavarësisë nëpërmjet respektimit rigoroz të dispozitave kushtetuese në vendimmarrje.
“Ajo e vlerësoi si primare rëndësinë e komunikimit me gjykatat homologe të vendeve me gjyqësi kushtetuese shumëvjeçare, në funksion të progresit të mëtejshëm dhe të reformave gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Po sipas njoftimit, në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe për shkëmbimin e mëtejshëm të përvojave mbi mënyrën e funksionimit të sistemeve gjyqësore në të dy vendet, duke pasur në fokus rolin e gjykatave kushtetuese si organ qendror për interpretimin e Kushtetutës.
“Ambasadori Ferrarese i vlerësoi si të rëndësishme të arriturat e Gjykatës Kushtetuese dhe shprehu përkushtimin e Italisë që të thellojë bashkëpunimin me të gjitha institucionet e Kosovës në fushat me interes të ndërsjellë”, përfundohet në njoftim.
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...