Në futbollin ndërkombëtar është momenti i Italisë. Roberto Mancini i ka dhënë një tjetër fytyrë përfaqësueses së kaltër.
Këtë e tregojnë emrat në fushë, por edhe statistikat. Mbrëmë skuadra e Mancinit arriti të fitojë pastër ndaj Bosnjës me shifrat 0-2 dhe të sigurojë kualifikimin për në Final Four që do tē zhvillohet në Milano.
Jo vetëm kaq, por ata kanë regjistruar ecurinë më të mirë në 14 vitet e fundit. E djeshmja ishte ndeshja numër 22, ku Italia nuk humbet.
Një ecuri e tillë regjistrohej në vitin 2006, kur trajneri ishte Marcello Lippi dhe regjistronte 25 ndeshje pa disfatë. Një ecuri që do e provojë edhe Mancini, i cili e ka risjellë Italinë në formë.
Gjithashtu një detaj interesant dhe shumë domethënës është fakti se Italia në formacionin e parë të ndeshjes së djeshme, për herë të parë pas 22 vitesh nuk kishte asnjë lojtar të Juventusit.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...