Në Itali kanë filluar të varrosen viktimat e para që humbën jetën në një hotel në Italinë qendrore.
Trupat e parë që janë varrosur janë Alessandro Giancaterino, 42-vjeç dhe Gabriele D’Angelo, 31-vjeç, që të dy të punësuar si kamerierë në Hotelin Rigopiano, transmeton arbresh.info
Të martën është gjetur edhe trupi i një gruaje duke e dërguar kështu numrin e viktimane në 16.
Megjithatë, ekipet e shpëtimit janë në kërkim të 13 personave të tjerë të zhdukur dhe shpresojnë që të gjejnë të mbijetuar.
“Ne jemi duke punuar mbi teorinë se orteku nuk ka mundur të shkatërrojë secilën dhomë, prandaj shpresojmë për të mbijetuar mëqe ende nuk kemi arritur në zemër të hotelit”, tha Luca Cari, zëdhënës i zjarrfikësve.
Ai shtoi se ekipet e shpëtimit janë duke punuar intensivisht në mbetjet e hotelit, që në vitin 2009 priti edhe aktorin e famshëm George Clooney.
Deri me tani 11 persona janë gjetur të gjallë, ndërsa viktimat e para janë varrosur në vendlindjen e tyre./Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë