Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se qeverisja e Isa Mustafës është më e keqja e pasluftës – më skandalozja njëherit.
Ai ka deklaruar se pengimi që u bëhet ministrave të vendit të shkojnë në pjesën veriore është dëshmi e fuqishme për mungesën e sovranitetit të vendit në këtë pjesë, njofton Klan Kosova.
“Kjo Qeveri duke u bazuar në qeverisjen e pasluftës, është qeveria më skandaloze. Është qeveri që ka dështuar, në cdo marrëveshje kemi degradim”.
“Po të dëgjojnë sot qytetarët ato deklarata për veriun do mendojnë se me të vërtetë është ashtu që u lejohet hyrja. Kanë provuar të shkojnë në Veri, e janë penguar. Ministrat janë penguar. Tre, katër banditë kanë arritur ta pengojnë vizitën e ndonjë ministri. Serbia është e involvuar me të gjitha elementet në Veriun e Kosovës, e jo vetëm. Tash edhe në Asociacion. Po të mos ishte opozita dhe qytetarët ju sot do ta kishit Serbinë këmbëkryq në Kosovë”.
Isufi ka kërkuar përgjegjësi nga qeveria për arrestimin e zyrtarit policor të vendit nga autoritetet serbe. Po ashtu ka shprehur mospajtimin me futjen e një operatori telefonik serb në Koosvë, që sipas tij i shërben interesave të Serbisë.
“Rasti i arrestimit të një nënkoloneli të policisë, pa asnjë fakt nga Serbia. Askush nuk jep përgjegjësi. Qeveria duhet të jap llogari sepse ai është njeri i shtetit. Futja e një operatori serb në territorin e Kosovës, cka nënkupton kjo. Ai automatikisht shërben nën interesat e Serbisë. As dëmët e luftës nuk janë kompensuar, nuk është kërkuar falje nga Serbia për dhunën që e ka bë në Kosovë, nuk janë kthyer dokumentet e kërkuara. Ju keni pas në vazhdimësi rënie ekonomike. Tash e keni legalizuar cdo gjë duke mos lanë as konkurrencë. Ju po i shihni reagimet e të gjithëve. Secili tregon se situata është më e rënduar se kurrë më parë. Sa vende punë janë hap deri më tash. 100 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova, prandaj nuk mundet ta quajmë këtë qeveri të suksesshme”.
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari
QSUT falënderon publikisht ish-Presidentin Moisiu: Mirënjohj...
Arrestimi i mësimdhënësit për dhunë, psikologu i shkollës “P...
“Futbolli vazhdon dhe unë largohem me kokën lart” – Le...