Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Ahmet Isufi, thotë se interesat e shtetit të Kosovës duhet të mbrohen.
“Ju lutem bazohuni në aspektin profesional dhe mbroni interesin eKosovës duke ofruar argumente të sakta sepse nuk kemi tokë për të falur,” është shprehur Isufi, raporton arbresh.info.
Shpejtim Bulliqi, kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, po raporton para Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, rreth shënjimit të kufirit me Malin e Zi.
Në këtë komision ai po i përgjigjet pyetjeve të deputetëve rreth Marrëveshjes që përcakton kufirin me Malin e Zi.
Shpejtim Bulliqi, ish-deputet i LDK-së në Qeverinë e Isa Mustafës, ka qenë ndër më të zëshmit kundër marrëveshjes, duke u shprehur i bindur se Kosova i humbë 8 mijë hektarë.
Kryeministri Ramush Haradinaj, në ditët e para të qeverisjes ka emëruar Bulliqin në pozitën e tanishme për të qartësuar pretendimet për humbje të territorit.
Nga ana tjetër, autoritetet e Malit të Zi, marrëveshjen për kufirin me Kosovën e shohin si çështje të mbyllur.
Ngjashëm edhe ShBA dhe BE, kërkojnë që marrëveshja të ratifikohet dhe kështu t’i hapet rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./arbresh.info/
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...