Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka arrestuar sot pas një urdhri arrestimi të lëshuar nga Prokurorja e Specializuar, ish kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj.
ZPS ka njoftuar se paraqitja e parë e Isni Kilajt është caktuar të mbahet sot (e shtune), 4 nëntor 2023, në orën 10:00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.
“Paraqitja e parë e Isni Kilajt është caktuar të mbahet të shtunën, 4 nëntor 2023, në orën 10:00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. Paraqitja e parë do të jetë seancë publike, gjatë të cilës Gjykatësi i Vetëm siguron që Isni Kilaj është informuar për arsyet e arrestimit të tij dhe se po respektohen të drejtat e tij sipas Ligjit dhe Rregullores, ndër të cilat e drejta për përfaqësim juridik. Brenda 48 orësh pas paraqitjes së parë, Gjykatësi do të vendosë në lidhje me mbajtjen e mëtejshme në paraburgim ose lirimin e Isni Kilajt”, bën të ditur njoftimi nga ZPS-ja.
Isni Kilaj u arrestua dje në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të urdhrit për arrestim të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar./Arbresh.info/
Legjenda e Romës, Francesco Totti pranë rikthimit në klub me...
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...