Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka arrestuar sot pas një urdhri arrestimi të lëshuar nga Prokurorja e Specializuar, ish kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj.
ZPS ka njoftuar se paraqitja e parë e Isni Kilajt është caktuar të mbahet të shtunën, 4 nëntor 2023, në orën 10:00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.
“Paraqitja e parë e Isni Kilajt është caktuar të mbahet të shtunën, 4 nëntor 2023, në orën 10:00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. Paraqitja e parë do të jetë seancë publike, gjatë të cilës Gjykatësi i Vetëm siguron që Isni Kilaj është informuar për arsyet e arrestimit të tij dhe se po respektohen të drejtat e tij sipas Ligjit dhe Rregullores, ndër të cilat e drejta për përfaqësim juridik. Brenda 48 orësh pas paraqitjes së parë, Gjykatësi do të vendosë në lidhje me mbajtjen e mëtejshme në paraburgim ose lirimin e Isni Kilajt”, bën të ditur njoftimi nga ZPS-ja.
Isni Kilaj u arrestua dje në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të urdhrit për arrestim të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Bislimi akuzon Petkoviqin për deklarata të rreme pas takimit...
Maqedonci nga SHBA: Thellimi i bashkëpunimit në mbrojtje me ...
Edhe pse luan aty, ish-lojtari i Ajaxit arrestohet në Dubai ...
Gyokeres në qendër të polemikave me klubin e tij – Arsenali ...
Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, r...
Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 ...