Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë, po vazhdon paraqitjen tij të parë, Isni Kilaj, ish-komandanti i UÇK-së, njëherësh ish-kryetar Malishevës.
Ai tha se është në dijeni për arsyet e arrestimit të tij nga ana e Prokurorisë së DHSK-së.
Ndërkaq Prokurori i DHSK-së në paraqitjen e tij për arsyetimin e arrestimit të Isni Kilajt tha se shkelja e fshehtësisë së procedurës penale është një arsye e bazuar për të kuptuar që ky material do të përdoret për të hyrë në procesin drejtësisë dhe pengimin e procesit gjyqësor, raporton RTKlive.
“Provat tregojnë që Kilaj është përgjegjës penalisht për të kryer qoftë vetëm apo bashkë me të tjerët, ku përfshihen pengimi i personit zyrtar ku do të kryhen detyrat zyrtare, sipas nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 dhe shkelja e fshehtësisë së Procedurës në bazë të nenit 392 të Kodit Penal, i kombinuar me nenin 15/2 dhe 16/3 të Ligjit të Dhomave të Specializuara”, thuhet në fjalën e Prokurorit
Isni Kilaj u përgjigj se është në dijeni për arsyet e arrestimit të tij nga ana e Prokurorisë së DHSK-së.
Më pastaj Gjykatësi i DHSK-së bëri të ditur të drejtat e të pandehurit në Gjykatën Speciale, ndërkohë që avokat i Kilajt është caktuar Iam Eduards.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...