Ismet Krasniqi, ish-sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës për afro 17 vite, është emëruar këshilltar i Presidentes Vjosa Osmani.
Presidenca përmes një njoftimi për media, njofton se përgjatë angazhimit të tij, Krasniqi është shquar për përkushtim e profesionalizëm.
“Këshilltari Krasniqi ka qenë mbështetës profesional i të gjitha proceseve me rëndësi të veçantë për vendin tonë, duke filluar nga Pakoja e ish- Presidentit Ahtisari, përgatitja profesionale e teknike për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, përmbyllja e mbikëqyrjes së Pavarësisë, angazhimi teknik në përcjelljen dhe kompletimin e dokumentacionit për nevojat e delegacionit tonë në GJND, si dhe përgatitjet për amendamentet kushtetuese”, njofton presidenca.
Ndër të tjera thuhet se, një kontribut të veçantë Krasniqi e ka dhënë edhe në sigurimin e prezencës së komunitetit të donatorëve në Kuvend dhe pjesëmarrjes së shoqërisë civile në punën e Kuvendit.
Osmani i ka uruar mirëseardhje Krasniqit dhe ka theksuar se angazhimi i tij është vlerë e shtuar për Kabinetin, ngase ai bart pas vetes një përvojë të gjatë institucionale e profesionale./Arbresh.info/
13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli
Rutte: Nuk ka plane që NATO të bashkohet me luftën kundër Ir...
Ministrja e Mjedisit: Mbrojtja e lumenjve dhe ujërave, prior...
Eman Rrahmani: E vlerësoj punën e presidentes Osmani, por vo...
Rriten çmimet e gazit deri në 45%, pas tensioneve në Lindjen...
Sveçla priti në takim ambasadorin gjerman, theksohet thellim...