Komiteti Komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka mbajtur mbledhjen ditore nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli.
Në takim është bërë vlerësimi i gjendjes së përgjithshme të përballjes me pandeminë, ku u theksua se pas rasteve të reja, për Komitetin është i njohur burimi i infeksionit, që vije kryesisht nga kryesisht familjare.
Nënkryetari Arbër Ismajli, ka deklaruar se situata është e menaxhueshme, por ka bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe të mos dalin jashtë shtëpive pa maska, ta mbajnë distancën sociale dhe ta mbajnë higjienën.
Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë COVID-19 në Gjilan është kjo: 818 raste pozitive në total, 612 të shëruar, 175 raste aktive, 48 të hospitalizuar, 31 të vdekur dhe 5 mostra në pritje të rezultateve./arbresh.info
GERMIN organizon tryezë për votimin nga diaspora në zgjedhje...
Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së, ata duhet të prano...
Nisin punimet për efiçiencë energjetike në banesat sociale n...
Parashikimi i motit për sot
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...