Nënkryetari i PDK’së Uran Ismaili ka reaguar pas deklaratave të deputetes së LDK’së e cila e akuzoi për tradhti partinë e Kadri Veselit.
Vjosa Osmani, deputete e LDK’së tha sonte se Partia Demokratike e Kosovës e ka në ADN tradhtinë. Kjo përgjigje e saj ndaj Kadri Veselit të PDK’së ka ngjallur reagime të shumta në këtë parti.
Nënkryetari Uran Ismaili, thotë se Osmani është “shndërruar në një pioniere të Albin Kurtit”.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Ismaili thotë se Osmani ‘s’ka lënë njeri pa e tradhtuar në LDK’.
“Vjosa Osmani e paska akuzuar PDK-në për tradhti. Pra, paska akuzuar për tradhti njeriu që s’ka lënë njeri pa e tradhtuar në LDK. E ka tradhtuar Fatmir Sejdiun. E ka tradhtuar Isa Mustafën. E në fund, e ka tradhtuar edhe komplet LDK-në, duke u shndërruar në një pioniere të Albin Kurtit’, shkruan Ismaili në Facebook.
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...
Sulmi i Iranit ndaj Turqisë-Rama: Shqipëria e dënon me forcë...
Liverpool merr një ‘goditje’ para ndeshjes me Ga...
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osma...