Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot Fondin e Sigurimit Shëndetësor. Në këtë vizitë, ministri Ismaili ka takuar drejtorin e Fondit, Fatmir Plakiqin dhe të gjithë punëtorët të cilët punojnë aty.
Pas këtij takimi, Ismaili ka thënë se fundi i këtij viti do ta gjejë Kosovën me funksionalizimin e plotë të Fondit.
“Vitin e kaluar kam thënë se 2019-ta do të jetë viti i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Në vizitën që pata sot në këtë institucion, unë i sigurova edhe një herë për mbështetjen time të plotë në punën e tyre. Së bashku me drejtorin e Fondit, Fatmir Plakiqin, këtë vit do të orientojmë të gjitha kapacitetet tona që fundi i vitit të na gjejë me funksionalizimin e plotë të Fondit”, ka thënë ministri Ismaili.
Më tej, ai ka dhënë edhe një lajm të mirë, duke treguar se nga gjysma e këtij viti, do të nis edhe kompensimi i Barnave Jashtëspitalore.
“ Nga gjysma e dytë e këtij viti, për herë të parë në Kosovë, do të fillojmë edhe me kompensimin e barnave jashtëspitalore, si hapin e parë konkret drejt qëllimit final: sigurimet shëndetësore”, ka shkruar ministri Ismaili.
Big Brother VIP Kosova nuk njeh kufij, Londrimi bëhet viral ...
Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngja...
Osmani ia dorëzon flamurin e Kosovës skiatorëve Kryeziu e Ko...
Sarajeva i bashkohet procedurës penale në Milano pët `turist...
Vendimi i Kushtetutës për Rashiq, reagon Basha: Përmban gabi...
Numërohen mbi 85 % e votave, ky është rezultati