Një tentim-grabitje ka ndodhur ditën e djeshme në hapësirat e jashtme të “Albi Mall” në Veternik.
Cak kishte qenë automjeti i një kompanie të sigurimit që bartte para.
Dy persona u plagosën në këtë ngjarje, një nga kompania e sigurimit dhe njëri nga grupi i grabitësit.
Lidhur me ngjarjen, ka folur një punonjës i kompanisë “Istanbul Ozel Guvenlik”.
Genc Berisha, tha se grabitësit ishin të uniformuar edhe të armatosur me armë të gjata AK 47.
“Tani për tani, sipas pamjeve në kamerat e sigurisë rreth 4 persona të pajisur me uniforma dhe me armë ushtarake AK 47 kanë sulmuar në pritje në pritë pjesëtarët e sigurisë te kompanisë tonë në detyrë, me ç’rast te njëjtin janë përgjigjur me armë dhe si pasojë ka mbetur i lënduar njeri nga pjesëtarët e ekipit tonë, edhe 1 grabitës i nacionalitetit serb, deri tani e konfirmuar! Meqenëse nuk kemi humbje materiale në aspektin e parave gjatë këtij sulmi dhe bazuar në veprimet e sulmuesve, dyshoj dhe kam arsye të forta të besoj, se ky sulm me së paku ka pasur cak pjesëtarët e kompanisë sonë në vend ngjarje”, ka deklaruar ai.
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike
Rizvanolli: Dy njësi të KEK-ut pritet të kthehen në operim, ...