Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj po cilësohen si terrorista nëpërmjet fotografive të vendosura në muret e parlamentit në Serbi.
Fotografitë e figurave të larta të shtetit të Kosovës si dhe mbishkrime me gjuhë të urrejtjes ndaj UÇK-së janë vendosur përkrah njerëzve ende të pagjetur të nacionalitetit serb.
Idea e tyre është e ngjajshme me vendosjen e fotografive para Qeverisë së Kosovës të personave të pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Serbët vazhdojnë të pretendojnë se Kosova është e tyre dhe e kundërshtojnë fuqishëm pavarësinë e Kosovës.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë shteti serb ka lëshuar urdhërarrest për disa nga udhëheqësit e UÇK-së, rasti i fundit është ndalimi i kryeministrit Ramush Haradinaj, në Colmar të Francës.
Thaçi, Veseli, dhe Haradinaj kanë qenë pjesë e shtabit të përgjithshëm dhe themelues të UÇK-së.
Fotografitë i ka publikuar Xhemal Ahmeti në faqen e tij në Facebook.

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...