“Eska (Esat) nxirri 100 euro se po më duhen nesër masi ki me shku në shpi, e ajo çika nesër t`i qet në konto në ora 12”. Këtë mesazh ia ka shkruar Mevludin Beqiri më datën 5 korrik të vitit 2009 Esat Belajt.
Tri ditë më herët, pra më 2 korrik të atij viti, Beqiri ia ka kërkuar numrin e kontos Belajt.
“Qoma numrin e kontos, ok shpejt”, i ka shkruar ai. Në kohën kur janë dërguar këto dy mesazhe, Beqiri dhe Belaj kanë qenë studentë në Fakultetin e Mjekësisë.
Këto mesazhe janë lexuar të premten në gjykimin kundër tyre dhe ndaj 10 personave të tjerë, shumica e të cilëve janë ish-studentë të Universitetit të Prishtinës (UP), kurse disa vazhdojnë të jenë ende studentë. Ata po akuzohen për katër vepra penale: marrje e dhënie ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe ushtrim ndikimi.
Veprat, sipas aktakuzës, janë kryer gjatë viteve 2009 dhe 2012. Kanë të bëjnë me regjistrime të jashtëligjshme në UP dhe me kalimin e provimeve, kryesisht në Fakultetin e Mjekësisë.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen